Binjakët Reshat Daçaj dhe Binak Daçaj, së bashku me shokun e tyre Fatmir Bojaxhiu, u vranë dhe u masakruan nga forcat paramilitare serbe më 1 shtator 1998 në malin pranë lagjes Hoça Mahalla, ku kishin shkuar për të prerë dru.
Sipas dëshmive të personave që ndodheshin me ta atë ditë, një grup prej 7–8 personash të armatosur me uniforma policore dhe ushtarake u kishte zënë pritë. Në mesin e tyre ishte edhe Millosh Pleskoviq, i njohur me nofkën “Miki”, i cili sipas dëshmive kishte hapur zjarr ndaj të rinjve.
Trupat e tyre të masakruar u gjetën vetëm pas një jave. Ngjarja është përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale e Kosovës, ndërsa dëshmitarët kanë rrëfyer momentet tragjike kur ndaj tyre u shtinë me armë automatike nga afërsia.




