Opinionisti Dardan Sejdiu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ajo që e dallon atë nga politikanët e tjerë është, sipas tij, “tradhtia” politike.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Sejdiu deklaroi se pas përçarjes me presidenten Vjosa Osmani, sipas tij, tani mund të jetë radha e ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca.
Sipas Sejdiut, situata aktuale politike mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje për shkak të, siç u shpreh ai, kryeneçësisë së Kurtit dhe përpjekjes së tij për të dominuar skenën politike.




