Analisti politik Arton Demhasaj deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte parashikuar mundësinë që vendi të shkonte në zgjedhje të parakohshme gjatë muajve mars ose prill.
Sipas Demhasajt, zhvillimet politike tregojnë se një skenar i tillë ishte menduar më herët nga Kurti dhe ekipi i tij.
“Ai e ka nuhatur idenë që vendi ka me shku në zgjedhje në mars ose prill dhe ka qenë i përgatitur skenari”, tha Demhasaj për Politiko.




