Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bagdad është sulmuar me raketa dhe të paktën pesë dronë, në atë që cilësohet si sulmi më intensiv që nga nisja e konfliktit me Iran.
Sipas raportimeve, sistemi mbrojtës ajror ka rrëzuar disa dronë, ndërsa njëri prej tyre ka goditur brenda kompleksit të ambasadës, ku janë parë zjarr dhe tym. Gjithashtu është raportuar për shpërthime në kryeqytetin irakian.
Sulmet dyshohet se lidhen me përshkallëzimin e tensioneve në rajon, pasi grupe militante të mbështetura nga Irani kanë paralajmëruar hakmarrje ndaj objektivave amerikane. Autoritetet irakiane kanë rritur masat e sigurisë dhe kanë mbyllur Zonën e Gjelbër në Bagdad.




