Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.
Osmani e falënderoi Oravin për kontributin në forcimin e bashkëpunimit Kosovë–BE dhe në mbështetjen e perspektivës evropiane të vendit, duke theksuar se integrimi në BE mbetet objektiv strategjik.
Gjatë takimit u nënvizua rëndësia e vazhdimit të reformave demokratike, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik përmes bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian.




