Një person është lënduar në Gjilan gjatë punës në vendin e tij të punës, pasi ka rënë nga një lartësi prej rreth tre metrash. Viktima, mashkull kosovar, është dërguar për tretman mjekësor.
Policia ka njoftuar se i dyshuari, mashkull kosovar dhe pronar i firmës ku ka ndodhur incidenti, është arrestuar. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
Ngjarja ka ndodhur më 16 mars 2026, në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan.




