Deputetja nga rradhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Deliut, ky verdikt konfirmon se prej 1 majit e deri më sot, seancat parlamentare të udhëhequra nga Avni Dehari kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Qeverisja e Albin Kurtit, përmes Avni Deharit, ka shkelur Kushtetutën në secilën seancë që nga 1 maji. Detyruan votim të fshehtë dhe na mohuan të drejtën për votë të hapur për Kryetar Kuvendi”, tha Deliu në një postim në Facebook.





