Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-ministres Rozeta Hajdari, duke refuzuar kërkesën për hedhje të aktakuzës të parashtruar nga mbrojtësit e saj.
Aktakuza, e cila lidhet me rastin e Rezervave Shtetërore, përfshin akuzat për korrupsion dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare, duke shkaktuar një dëm prej afër tre milionë eurosh në buxhetin e shtetit.
Përveç Hajdarit, në të njëjtin rast akuzohen edhe dy zyrtarë të MINT-it, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica, si dhe afaristi Ridvan Muharremi.
Të gjithë ata dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare.




