Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka përgëzuar marrëveshjen mes Albin Kurti dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të huajt, duke theksuar se çdo ndryshim që prek komunitetin serb duhet të bëhet me konsultimin e tyre.
Qeveria e Kosovës do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet e serbëve që nuk kanë dokumente të Kosovës.
Ligji parashikon gjithashtu kufizime për automjetet me targa të huaja, ndërsa komuniteti serb nuk do të prekët për 12 muaj.
Kurti ka njoftuar se punonjësit shëndetësorë dhe arsimorë do të kenë leje të përkohshme për të garantuar shërbimet bazike, vendim që ka marrë mirëpritjen e BE-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Serbisë.




