Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey.
Në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe rëndësinë e avancimit të reformave demokratike dhe sundimit të ligjit.
Haxhiu theksoi përkushtimin e Kuvendit për forcimin e institucioneve demokratike dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë në rrugën drejt integrimit evropian.




