Rasim Binakaj, i cili u vra ditën e djeshme në Gjakovë, do të varroset nesër.
Ceremonia e varrimit do të bëhet nga ora 14:00, në lagjen Binakaj të fshatit Devë.
Njoftimi u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit.
Ai humbi jetën në moshën 37-vjeçari pasi u vra pas një mosmarrëveshje nga Nexhdet Zymberaj.




