Mali i Zi ka kërkuar ruajtjen e paqes dhe bashkëpunimit në rajon, pasi Serbia konfirmoi blerjen e raketave kineze.
Reagime ka pasur edhe nga Kosova dhe Kroacia, të cilat e shohin këtë veprim si shqetësues për sigurinë rajonale, ndërsa Serbia thotë se armatimi është për mbrojtje.
Bashkimi Evropian ka theksuar se vendet që synojnë anëtarësimin duhet të ndjekin politika në përputhje me orientimin evropian.




