Mitrovicë e Jugut – Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë arrestuar sot, 17 mars 2026, dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas hetimeve, të dyshuarit, meshkuj 24 dhe 25 vjeç, më 27 shkurt 2026, në oborrin e një shtëpie në Vushtrri hodhën një granatë dore. Ngjarja shkaktoi vetëm dëme materiale, pa lëndime për persona.
Pas intervistimit, prokurori caktoi masën e ndalimit për 48 orë ndaj të dyshuarve.




