Deputetja e Time Kadriaj reagoi ashpër ndaj zhvillimeve në veriun e Kosovës, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për qasje të rrezikshme ndaj strukturave paralele serbe.
Në një intervistë për emisionin “Kosova Live” në T7, Kadriaj tha se veprimet e Qeverisë mund të çojnë në krijimin e një mekanizmi të ngjashëm me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke e cilësuar si një “shtet brenda shtetit”.
Reagimi i saj vjen pas pranimit nga autoritetet kosovare të disa lehtësirave të përkohshme në zbatimin e Ligjit për të huajt dhe atij për automjetet, me kërkesë të Bashkimit Evropian




