Një fëmijë 5-vjeçar nga Lipjani, i trajtuar në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, pritet që nesër t’i nënshtrohet një operacioni nga një ekip multidisiplinar i përbërë nga ortopedë, kirurgë vaskularë dhe specialistë të kirurgjisë plastike.
Sipas burimeve për gazetaren e Klan Kosova, ekziston rreziku që fëmijës t’i amputohen shputat e këmbëve për shkak të dëmtimeve të rënda dhe gangrenës të shkaktuar nga mos-trajtimi i mëparshëm.




