Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO, Radmila Shekerinska, priti në selinë e Aleancës përfaqësuesin special të Evropian”, Peter Sorensen, për dialogun Kosovë-Serbi.
Shekerinska përsëriti angazhimin e fortë të NATO-s ndaj Ballkanit Perëndimor dhe theksoi bashkëpunimin me BE-në për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ajo theksoi se, përmes misionit të KFOR, NATO mbështet ushtarakisht paqen, ndërsa zgjidhja përfundimtare për stabilitetin rajonal mbetet politike dhe duhet të vijë përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja.
Shekerinska shtoi se koordinimi i vazhdueshëm midis NATO-s dhe BE-së do të jetë kyç për përparimin e dialogut dhe për rritjen e mbështetjes së përpjekjeve të normalizimit, ndërsa Sorensen mori pjesë edhe në takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe partnerët e KFOR-it.




