Komisioni Evropian konfirmoi heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës, duke synuar riangazhim të plotë në rrugën drejt integrimit evropian.
Eksperti Lulzim Beqiri tha se heqja e masave është pozitive për ekonominë, duke hapur mundësi për investime publike në infrastrukturë dhe projekte zhvillimore, por efekti do të jetë gradual dhe varet nga realizimi i projekteve dhe stabiliteti politik.
Ai theksoi se BE mbetet partneri kryesor tregtar, me mbi 2.2 miliardë euro eksporte dhe rreth 315 milionë euro importe nga Kosova, dhe se nuk pritet një rritje e menjëhershme ekonomike.




