Malishevë, 17 mars – Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Malishevës, Jakup Gashi, së bashku me komandantin e Stacionit Policor, Nazmi Zogaj, vizituan tri lokacionet e përcaktuara për hedhjen e mbeturinave inerte: Gajrak Banjë, Gradina në Kijevë dhe Grab-Grab Panorc.
Gjatë vizitës u diskutua për menaxhimin e rregullt të mbeturinave inerte dhe mbrojtjen e mjedisit. Komuna njoftoi se shumë shpejt do të vendosen sinjalizues informues për orientimin e qytetarëve dhe specifikimin e llojeve të mbeturinave që mund të hedhen.
Qytetarëve u bëhet thirrje të respektojnë lokacionet e caktuara, pasi hedhja e mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara do të ndëshkohet sipas ligjit. Vendimi për këto tri deponi u mor më 5 maj 2022, me qëllim që më vonë ato të rikultivohen dhe të kthehen në zona të gjelbra për komunitetin.




