Në një postim në Facebook, ish-ministri dhe politikani Bedri Hamza komentoi vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës. Ai e cilësoi këtë vendim si të vonuar, por të mirëpritur, duke theksuar se masat ndëshkuese kanë prekur padrejtësisht qytetarët, ekonominë dhe perspektivën evropiane të vendit.
Hamza nënvizoi se progresi nuk arrihet përmes ndëshkimit, por përmes partneritetit dhe bashkëpunimit, dhe se Kosova, si vendi me qytetarët më proevropianë në Ballkanin Perëndimor, meriton trajtim të drejtë dhe mbështetje të plotë në rrugën drejt integrimit evropian.




