Si vend importues i derivateve të naftës, Kosova është ndjeshme ndaj konflikteve globale. Që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i një litri naftë ka shkuar në 1,60 euro, nga 1,18 euro më parë.
Mimoza Kusari-Lila, ministre e Tregtisë, tha se masa për kufizimin e marzhës së fitimit po e mban situatën nën kontroll, ndërsa paralajmëroi se konflikti në Iran do të ndikojë më tej në çmimet e derivateve. Deri më tani, dy kompani janë gjobitur për mosrespektim të vendimit të Ministrisë.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, theksoi se çmimet në Kosovë janë më të ulëtat në rajon. Me caktimin e marzhës, kompanitë mund të rrisin çmimin për shitjet me shumicë me 2 cent për litër dhe për shitjet me pakicë me 12 centë.




