Numri i viktimave nga Kosovë në aksidentin tragjik në një kantier ndërtimi në Vjenë ka shkuar në tre.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka konfirmuar se edhe viktima e tretë është shtetas i Kosovës, bëhet fjalë për Istref Zekaj.
Aksidenti ndodhi në distriktin Alsergrund, ku një pjesë e konstruksionit u shemb gjatë punimeve, duke zënë punëtorët nën rrënoja. Ambasada ka bërë të ditur se është në kontakt me autoritetet austriake dhe familjarët, duke ofruar mbështetje dhe duke koordinuar procedurat e mëtejshme.




