Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, ai ka ndarë përshtypjet nga kjo vizitë, duke shprehur optimizëm për lirimin e tyre të afërt.
Gjoshi u shpreh i bindur se ata së shpejti do të kthehen pranë popullit të tyre. “Besimi im, ashtu si edhe i kombit shqiptar, është i plotë se shumë shpejt do t’i shohim të lirë dhe triumfues, pranë popullit të tyre dhe në vendin që u takon,” ka deklaruar ai.
Ai shtoi gjithashtu se beson që kjo do të jetë vizita e fundit në këto ambiente, duke theksuar se takimet e ardhshme do të zhvillohen në Kosovë. Sipas tij, ai ka përcjellë edhe përshëndetjet e ish-krerëve të UÇK-së për qytetarët.




