Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Podujevë–Prishtinë, ku ka humbur jetën ngasësi i një motoçiklete.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se në aksident ishte e përfshirë një motoçikletë.
“Sipas informacioneve fillestare, si pasojë e plagëve të marra, ngasësi i saj nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal, i cili ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.




