Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas lajmit tragjik për humbjen e jetës së tre qytetarëve kosovarë në Austri, duke e cilësuar ngjarjen si një dhimbje të madhe për gjithë vendin.
Përmes një postimi në Facebook, ai u shprehu ngushëllime familjeve Bajrami, Musliu dhe Zekaj, duke u uruar forcë për përballimin e kësaj humbjeje.
“Kujtimi i tyre do të jetojë gjithmonë tek më të dashurit e tyre”, ka shkruar Hoxhaj.




