Policia në rajonin e Mitrovicë e Jugut ka sekuestruar dy armë zjarri gjatë tri ditëve të fundit, në kuadër të rritjes së sigurisë publike.
Në Vushtrri, një pistoletë me tetë fishekë u konfiskua pasi i dyshuari ishte përfshirë në një përleshje, ndërsa në Mitrovicë të Jugut u sekuestrua një tjetër pistoletë me dy fishekë, pasi i dyshuari kishte shtënë me armë nga vetura në lëvizje.
Në të dy rastet janë iniciuar procedura për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës, ndërsa të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.




