Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy prindërve nga Lipjani, të dyshuar për keqtrajtimin e fëmijës së tyre 5-vjeçar.
Sipas autoriteteve, të dyshuarit A.K. dhe V.P. po hetohen për veprat penale “shkelje e detyrimeve familjare” dhe “lëndim i rëndë trupor”.
Fëmija është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në të dy shputat e këmbëve.
Nga Klinika e Pediatrisë bëhet e ditur se ai fillimisht është pranuar në Emergjencën Qendrore me plagë serioze, të shoqëruara edhe me shenja gangrene.
Mjekët kanë vlerësuar se gjendja e tij shëndetësore në momentin e pranimit ishte e rënduar.
Po ashtu, janë ngritur dyshime për kequshqyerje dhe vështirësi në komunikim.
Rasti është duke u hetuar nga organet përkatëse.




