Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në vendin e tyre të punës në Vjenë, Austri.
Përmes një reagimi publik, ai e cilësoi ngjarjen si të rëndë dhe shprehu solidaritet me familjet e viktimave.
“Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që i kanë njohur. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen,” thuhet në mesazhin e tij ngushëllues.
Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura plotësisht, ndërsa autoritetet përkatëse pritet të japin më shumë informacione në vijim.




