🌙 Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se muaji i Ramazanit përfundon më 19 mars, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit festohet të premten, më 20 mars 2026.
🕌 Manifestimi qendror mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë:
• Namazi i sabahut: 05:03, me ligjëratën tematike nga Ibrahim ef. Beqiri
• Namazi i Fitër Bajramit: 06:18, i udhëhequr nga Vedat ef. Sahiti
• Hytben e Bajramit: Naim ef. Tërnava
🎉 Në selinë e BIK-ut organizohet pritje urimi nga ora 09:00 deri në 12:00.
Kryesia e BIK-ut u uron të gjithë besimtarëve Fitër Bajramin – që Zoti të pranojë agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona. 🌙✨
Me fat festa e Fitër Bajramit!




