Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka bërë të ditur se Izraeli ka vrarë ministrin iranian të Inteligjencës, Esmail Khatib.
Vrasja vjen pas sulmeve ndaj zyrtarëve të tjerë të lartë të sigurisë në Iran, përfshirë Ali Larijani dhe kreun e forcës Basij, njësi vullnetare e Gardës Revolucionare.
Katz paralajmëroi se gjatë ditës priten zhvillime të rëndësishme në të gjitha frontet, pa dhënë hollësi të mëtejshme.//sinjali//




