Klinika e Pediatrisë njofton se fëmija 5-vjeçar i hospitalizuar në Kujdesi Intensiv Pediatrik i është nënshtruar me sukses intervenimit kirurgjik të shputave nga ekipet e Ortopedisë dhe Kirurgjisë Plastike.
Gjendja e pacientit ka qenë stabile gjatë procedurës dhe ai vazhdon trajtimin dhe mbikëqyrjen postoperatore në njësi intensive.
Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, çdo informacion i mëtejshëm do të publikohet vetëm përmes Zyrës për Informim pranë SHSKUK.




