Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje për tre kandidatë në përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ai tha se kjo rikthen një çështje të sqaruar prej kohësh, pasi ndarja e vendeve në KQZ është e përcaktuar: LVV dhe PDK dy anëtarë secila, LDK dhe AAK nga një.
Cakolli i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani të mos lejojë devijime nga kjo kornizë ligjore dhe të sigurojë që përbërja e KQZ-së të jetë në përputhje me ligjin dhe praktikën e mëparshme, duke shmangur debate të panevojshme në prag të zgjedhjeve.




