Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë nënshkroi marrëveshjet me 51 biznese përfituese nga Skema e Granteve për Industrinë Kreative, me një vlerë totale prej 1.45 milionë eurosh.
Ministrja Mimoza Kusari-Lila tha se skema jo vetëm mbështet financimisht bizneset, por nxit kreativitetin, inovacionin dhe zhvillimin ekonomik, duke krijuar 125 vende të reja pune.
Sipas saj, 45 biznese marrin 20 mijë euro, 5 biznese 35 mijë euro, dhe një biznes 45 mijë euro, në bazë të kapaciteteve dhe projekteve të paraqitura.
Ambasadori i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Eric Dietz, theksoi se mbështetja e Luksemburgut dhe UNDP-së kontribuon në zhvillimin e strategjisë kombëtare për ekonominë kreative dhe përmirësimin e infrastrukturës kulturore në Kosovë.//eo//




