Ka përfunduar aksioni i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Tri zyrtare me inicialet I.R.J., F.L. dhe A.I.K. dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi sipas dyshimeve kanë ndërmarrë veprime për të ndryshuar pronësinë e aksioneve të kompanisë “N.K.W.P Sh.P.K” në vlerë mbi 50,000 euro.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet vazhdojnë. MINT kishte reaguar më parë duke theksuar se rasti lidhej me një keqinterpretim gjyqësor, i korrigjuar më pas përmes procedurave ligjore




