Lideri i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se konflikti me Iranin është në dëm të të gjitha palëve, duke theksuar nevojën për koordinim ndërkombëtar.
Ai bëri të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me liderë europianë si Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni, ndërsa shtoi se Gjermania nuk është konsultuar për zhvillimet e fundit në Iran dhe mbetet skeptike për një plan të qartë për ndryshime demokratike në këtë vend.
Merz theksoi gjithashtu se SHBA-ja dhe Europa duhet të rrisin presionin ndaj Rusisë për të arritur paqe në Ukrainë. Sipas tij, kur të vijë koha, si Gjermania ashtu edhe Ukraina do të përfshihen në negociatat për garancitë e sigurisë pas luftës.
Në fjalimin e tij në Bundestag, ai nënvizoi edhe rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje tregtare mes BE-së dhe SHBA-së sa më shpejt.




