Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për dy aksidente trafiku me fatalitet, 27 me të lënduar dhe 29 aksidente me dëme materiale.
Po ashtu, janë arrestuar 28 persona, nga të cilët 11 janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 1 në vuajtje të dënimit.
Policia ka shqiptuar gjithsej 2348 tiketa trafiku gjatë kësaj periudhe, duke vazhduar angazhimin për rregullimin e qarkullimit rrugor dhe rritjen e sigurisë.




