Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të reja, duke theksuar se partia e tij po hyn në këtë periudhë e bashkuar dhe më e fuqishme.
Abdixhiku u shpreh se LDK po kthehet si një “shtëpi e madhe” dhe po realizon një mobilizim të fuqishëm politik në prag të zhvillimeve të reja në vend.
Ai theksoi se partia është gati të përballet me sfidat e ardhshme, duke u shfaqur më e fortë dhe më e organizuar.




