Shqipëria është renditur në vendin e nëntë në botë për sigurinë kibernetike, sipas raportit të Indeksit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (NCSI) për vitin 2026.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin në rrjetet sociale, duke theksuar progresin e vendit në forcimin e strukturave për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe përmirësimin e mekanizmave të reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale.
Ky vlerësim tregon avancimin e Shqipërisë në mbrojtjen ndaj rreziqeve kibernetike dhe përmirësimin e infrastrukturës digjitale.




