Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar fillimin e zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Italisë për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit tatimor.
Kjo marrëveshje synon të avancojë marrëdhëniet ekonomike dhe të forcojë bashkëpunimin në fushën tatimore, duke krijuar një mjedis më të favorshëm për investime dhe aktivitete ekonomike.
Ajo gjithashtu adreson parandalimin e evazionit tatimor, duke përcaktuar qartë mënyrën e trajtimit të të ardhurave dhe të drejtave tatimore të shteteve kontraktuese.
Kosova ka tashmë 22 marrëveshje ndërkombëtare për eliminimin e tatimit të dyfishtë.




