Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, vizitoi Radiotelevizionin e Kosovës (RTK), ku u njoftua për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po përballet ky institucion.
UD. Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi, falënderoi ambasadorin për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, duke shprehur gatishmërinë për të thelluar më tej këtë partneritet.
Hundozi theksoi rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për forcimin e RTK-së.




