Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar një vizitë në Hagë, ku takoi ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai theksoi se vizitat gjatë këtyre viteve kanë qenë shpesh të mbushura me emocione, duke vlerësuar se Thaçi po përballon padrejtësinë me krenari të thellë.
Tahiri shprehu shpresën se kjo do të jetë vizita e tij e fundit në Hagë dhe se shpejt do të takohet me Thaçin në liri, në Kosovën për të cilën ai dha gjithçka.




