Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka marrë pjesë në një drekë lamtumirëse të organizuar nga Ambasada Gjermane, për nder të përfundimit të mandatit të Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.
Gërvalla e ka cilësuar Orav si “mik të çmuar të Republikës së Kosovës”, duke vlerësuar lart kontributin e tij në mbështetje të reformave dhe avancimin e agjendës evropiane të Kosovës.
Ajo e falënderoi për bashkëpunimin dhe e cilësoi atë një partner të përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe perspektivës për integrim.




