Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke shprehur shpresën që agjërimi dhe lutjet e qytetarëve të kenë qenë të pranuara.
Në mesazhin e tij, ai theksoi rëndësinë e kësaj dite të gëzimit, që duhet të na gjejë më falënderues për të mirat që kemi dhe më solidarë me ata që kanë më pak.
Kurti theksoi gjithashtu rëndësinë e kujdesit ndaj fëmijëve, duke nënvizuar se ata janë amanet i shenjtë dhe se kujdesi ndaj tyre duhet të jetë i vërtetë dhe i përkushtuar.




