Deputeti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori pjesë në aktivitetin e Komitetit të Mbrojtjes të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku ishte folës kryesor në një panel të zhvilluar në Johns Hopkins SAIS, në bashkëpunim me Merrill Center for Strategic Studies.
Gjatë fjalës së tij, Mediu ngriti shqetësimin për situatën e sigurisë në Ballkan, duke paralajmëruar se ulja e pranisë amerikane në KFOR mund të çojë në një rritje të rrezikut të destabilizimit të rajonit. Ai theksoi nevojën urgjente për forcimin e NATO-s dhe për një angazhim më të madh nga vendet evropiane për të investuar në mbrojtje, për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon.




