Posta e Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore/Katedrën e Biologjisë, ka lansuar emisionin e ri të pullave postare “Bimët e shkrepave gurore të Kosovës”. Ky emision tregon florën unike dhe të qëndrueshme të shkrepave gurore të Kosovës, të cilat janë përshtatur për kushte të ashpra jetese dhe përfaqësojnë bukurinë e egër dhe qëndrueshmërinë e natyrës kosovare.
Nga ky emision, qytetarët mund të sigurojnë dy pulla postare, bllokun filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë, të cilat do të jenë në qarkullim deri në konsumimin e plotë të tyre. Posta e Kosovës inkurajon koleksionistët, institucionet dhe qytetarët të shtojnë këto pulla të veçanta në koleksionet e tyre, duke u bërë pjesë e promovimit të vlerave natyrore dhe kombëtare të Kosovës.




