Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka komentuar çështjen e postit të presidentit, duke krahasuar mbështetjen për Glauk Konjufcën dhe presidenten aktuale, Vjosa Osmani. Ajo shprehu besimin se Konjufca ka më shumë vota se Osmani dhe se ky është qëndrim i partisë së saj.
Nagavci theksoi nevojën për reflektim nga deputetët e Kuvendit, duke kërkuar që ata të shmangin bllokadat dhe të kontribuojnë në krijimin e institucioneve stabile. Ajo u shpreh se Vetëvendosje nuk është pjesë e “pazareve politike” dhe se mbajtja e zgjedhjeve të reja nuk do të sillte ndryshime të dukshme për vendin.




