Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare.
Ai theksoi se urat e bashkëpunimit nuk ndërtohen vetëm në sallë, por gjatë gjithë vitit.




