Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar katër persona të dyshuar për korrupsion dhe keqpërdorime gjatë procesit të pajisjes me patentëshoferë.
Të dyshuarit akuzohen për marrje ryshfeti, falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Gjatë aksionit janë sekuestruar 800 euro dhe prova të tjera materiale.
Mes të arrestuarve është edhe Vjollca Lajqi, e cila dyshohet për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës si ekzaminer në procesin e pajisjes së patentëshoferëve.
Operacioni u realizua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ndërsa ndaj të arrestuarve pritet që gjykata të marrë vendim për masat sigurie.




