Ministria e Financave e Kosovës dhe Banka Botërore kanë nënshkruar dy marrëveshje sot, me vlerë totale prej 96 milionë euro, për të forcuar sektorin financiar dhe për të lehtësuar tregtinë në vend.
Marrëveshjet përfshijnë:
Projektin për Zhvillimin e Sektorit Financiar (FSDP) me vlerë 50 milionë euro, që synon themelimin dhe funksionalizimin e Bankës Zhvillimore, kapitalizimin e institucioneve financiare kyçe, zgjerimin e instrumenteve të garancisë kreditore për bizneset dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne të pagesave.
Projektin për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0 (TTFP 2.0), i cili përfshin një kredi prej 35 milionë euro dhe një grant prej 12 milionë euro, dhe ka si qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe procedurave në pikat kufitare, digjitalizimin e proceseve tregtare dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tregut.
Të dy projektet mbështesin reforma strukturore dhe investime strategjike në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.




