Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka rikujtuar një rast kur gjyqtari Radomir Llaban, si gjyqtar raportues në Gjykatën Kushtetuese, kishte vendosur për një seancë parlamentare ku u zgjodhën drejtues të disa institucioneve të pavarura.
Sipas Tahirit, bëhet fjalë për seancën në të cilën u zgjodhën:
1. Guvernatori i Bankës Qendrore;
2. Anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE);
3. Kryesuesi dhe një anëtar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP);
4. Kryesuesi dhe anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale.
Ai shtoi se kur “Vetëvendosje dëshiron të sistemojë jashtëligjshëm anëtarë të saj në borde e pozita kyçe, vendimet e Radomir Llabanit i respektojnë dhe i lavdërojnë”.





