Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka propozuar që 24 marsi, përvjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, të shpallet datë kombëtare e Republikës së Kosovës.
Sipas Abdixhikut, kjo datë nuk duhet të jetë vetëm një shenjë në kalendar, por një moment kujtimi për ditën kur sakrifica e popullit kosovar u bashkua me vendimin e drejtë të aleatëve, duke ndryshuar drejtimin e historisë së vendit.
Ai ka theksuar se liria dhe miqësia me aleatët janë përgjegjësi e përditshme dhe se shënimi formal i kësaj date do të forconte kujtimin dhe rrugën euroatlantike të Kosovës.




